Mitrovicë: Voziti me shpejtësi prej 137km/h në zonën 80 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 18:51
Mitrovicë: Voziti me shpejtësi prej 137km/h në zonën 80 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro

Policia ka njoftuar se në fshatin Stanovc, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka gjobitur një person, pasi ka vozitur me shpejtësi prej 137 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, shkruan “Kosova Sot Online”.

Vozitësi është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe ndalimi mjetit motorik për tre muaj.

Në njoftimin e plocisë thuhet se ndëshkimi do të marrin të gjithë ata që nuk i repeketojnë rregullat e trafikut dhe që e rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Njoftimi i plotë:

Gjobitet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 137 km/h

Mitrovicë, 31 dhjetor 2022

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 137 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajsh.

Masat ndëshkimore do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

(Kosova Sot Online)