Në Pejë digjen tri vetura

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 16:57
Në Pejë digjen tri vetura

Në Pejë sot janë djegur tre vetura, përcjell "Kosova Sot Online".

Zëdhënënsi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi ka treguar se janë djegur tri vetura ndërsa janë dëmtuar edhe dy të tjera.

Po ashtu,kjo djegie e veturave po cilësohet si “zjarrvënie”, ku rasti është duke u hetuar.

“Policia është informuar rreth orës 03:54 se në rrugën “Qerim Muriqi” janë djegur disa vetura. Si pasojë e zjarrit janë djegur tre vetura derisa nga zjarri janë dëmtuar gjithsejt pesë vetura. Janë intervistuar pronarët e veturave. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente dhe po cilësohet si “zjarrvënie”. Jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve, për të parë shkaktarin e rastit”, tha Gashi.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)