“Duhet të fokusohet te pastrami i parave”, Lala: Problemi më i madh në polici është kupola drejtuese, bosët e mëdhenj qëndrojnë jashtë

  • S.A /
  • 04 January 2023 - 15:20
“Duhet të fokusohet te pastrami i parave”, Lala: Problemi më i madh në polici është kupola drejtuese, bosët e mëdhenj qëndrojnë jashtë

Gazetarja Investigative Klodjana Lala është shprehur se problem më i madh në policinë e shtetit, është kupola drejtuese e saj.

Komentet ajo i bëri teksa ishte e ftuar në News 24, për të diskutuar për ngjarjet e shumta kriminale të vitit që lamë pas. Lala tha se fokusi i policisë duhet të jetë te pastrami i radhëve të saj dhe te pastrami i parave.

Gjithashtu ajo shtoi se çelësi i suksesit të policisë është edhe tek bashkëpunimi me organet e tjera ligjzbatuese dhe me SPAK.

“Unë mendoj se problemi më i madh në polici, është Kupola drejtuese e Policisë së Shtetit. Nesë pastrami i saj do të jetë e mundur, mund të kemi rezultate në vitin 2023. Unë këtë do ta zbuloj në bazë të ngjarjeve kriminale që kanë arritur të zbardhen. Fokusi i policisë duhet të jetë te pastrami i radhëve të saj. Duhet të jetë te pastrami i parave.

Gjeja tjetër është te bashkëpunimi me SPAK dhe strukturat e tjera ligjzbatuese dhe me strukturat e shteteve të huaja. Kjo sepse bosët e mëdhenj janë jashtë shtetit. Nëse goditet lideri i organizatës kriminale, atëherë mund të ketë një parandalim të mundshëm të ngjarjeve kriminale”, u shpreh Lala. © Panorama.al

(Kosova Sot Online )