Burgoset ish-drejtoresha pasi dyshohet se u hiqte dhëmbët e florinjtë të vdekurve

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 20:01
Burgoset ish-drejtoresha pasi dyshohet se u hiqte dhëmbët e florinjtë të vdekurve

Sipas raportimeve, një familjari i ishte dhënë pluhur çimentoje në vend të hirit të të afërmit, ndërsa trupave u ishin hequr dhëmbët e florinjtë që shiteshin më pas për mijëra dollarë.

Megan Hess, ish-drejtoreshë e një shtëpie funeralesh në Colorado, SHBA, raportohet mes të tjerash se shiste pjesë trupore të të vdekurve, përfshi dhe kokën.

Gruaja e dënuar kësaj jave me 20 vjet burg për mashtrimet e saj, kishte mohuar më herët akuzat por u përball me provat e falsifikimeve dhe pranoi krimet.

45 vjeçarja Hess kishte falsifikuar dhjetra çertifikata te dhënies së organeve për donacion në shtëpinë e saj të funeralit Sunset Mesa para se të shiste pjesë trupore si kokë, krahë e organe të tjera për “kërkime shkencore”.

Hess u akuzua për shfrytëzim të trupit të të vdekurit nga viti 2010 deri në 2018 bashkë me nënën e saj Shirley Koch. Kjo e fundit u dënua me 15 vjet burg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Këto dy gra përfitonin nga viktima në gjendje të dobët prej humbjes së të dashurve duke abuzuar me trupat e të vdekurve”, tha agjenti i FBI Leonard Carollo, i cili hetoi çështjen në Denver.

“Në vend që ato të ofronin mbështetje, dy gratë e pangopura fitonin besimin e viktimave dhe gjymtonin trupat e të dashurve të tyre të vdekur”.

Gjykatësja Christine Arguello, pas dhënies së dënimit si përshkruante rastin “çështja më ezauruese që kishte gjykuar”.

Në korrik u raportua se Hess kishte përdorur mijëra dollarë nga “biznesi” i saj i mbrapshte për të udhëtuar me pushime në parkun Disney World.

Teksa kërkonte $1,000 për shërbimin e krematoriumit, ajo gjuante familjet më të varfra duke u ofruar shërbime falas, për të përfituar kufomën.

Megan Hess u shiste pjesë trupore laboratoreve nga shtëpia e saj e funeralit në Montrose, Colorado.

Ky besohet se ishte rasti i parë në SHBA kur një shtëpi funerali ka dhe krematorium në ndërtesë.

Prokurori Kari Escher tha se nëna e Hess, Shirley Koch, ishte ajo që punonte me trupat, duke i gjymtuar apo duke hequr mbushjet e floririt nga dhëmbët.

Në SHBA nuk është e jashtëligjshme të shesësh pjesë trupore për studim apo dhe sende të marra nga të vdekurit, por ka një problem serioz etik, shkruan Daily Mail.

(Kosova Sot Online)