“A vajtuat mjaft?”, Klnaku për plagosjen në Shtërpcë: Askush s’e foli një fjalë për shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 14:29
“A vajtuat mjaft?”, Klnaku për plagosjen në Shtërpcë: Askush s’e foli një fjalë për shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë

Sekretari i rganizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka reaguar për ngjarjen e djeshëm në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy persona, përcjell "Kosova Sot Online".

Klinaku ka shprehur keqardhjen e tij për rastin e ndodhur si dhe ka kërkuar drejtësi.

Por, Klinku i ka reaguar politikanëve, zyrtarëve, shoqërisë civile etj, vendor e ndërkombëtar, duke i thënë se nuk kanë reaguar për shqiptarin që u mbytë në burg të Serbisë.

Postimi i plotë:

A vajtuat mjaft o të mjerë politikanë e zyrtarë, shoqëri civile etj, vendor e ndërkombëtar, duke e bërë gjykimin ju!

Interesant nga ju, nuk e folët asnjë fjalë për atë shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë, e bash për atë është dashur të merret politika e shtetit tonë dhe ndërkombëtarët, për t’i dërguar Serbisë edhe notë proteste.

I quajtët edhe barrikadat me njerëz të armatosur në veri se janë protestues protestues paqësor.

Me rastin në Shtërpcë natyrisht që merret shteti me organet e drejtësisë, që të zbardhet e vërteta se a i është zënë rruga pjesëtarit të FSK-së apo jo, se a e ka bërë aktin në vetëmbrojtje apo jo, dhe fajtori shpallet vetëm kur gjyqësia e shkallës së prerë e konstaton atë.

Shpreh keqardhje për atë që ndodhi në Shtërpcë, kërkoj drejtësi pa anime politike e të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë.

Poshtë standardet e dyfishta.

(Kosova Sot Online)