“Hiqma kurrizin tim, vetëm shpëtoma vajzën”, babai kosovar me lot në sy bën thirrjen për vajzën që i vuan nga sëmundja e rëndë

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 08:11
“Hiqma kurrizin tim, vetëm shpëtoma vajzën”, babai kosovar me lot në sy bën thirrjen  për vajzën që i vuan nga sëmundja e rëndë

Jasmina Neziraj, është 20-vjeçarja e cila vuan nga sëmundja e rëndë e leukemisë akute , përcjell "Kosova Sot Online".

Jasminës i nevojiten 140 mijë euro për tu shëruar.

Hoxha i njohur shqiptar, Elvis Naçi, ka publikuar një video ku bën apel për ndihmë për Jasminën.

Në këtë video flet babai i Jasminës, i cili me lot në sy kërkon ndihmën e qytetarëve për të siguruar mjetet financiare që janë të nevojshme për transplant.

“I kam thanë doktoreshës, hiqma kurrizin tim, vetëm shpëtoma vajzën”, thotë me lot në sy babai i Jasminës.

“Spitali i ka kërkuar 140 mijë euro. Nuk i kemi”, vazhdon tutje i përlotur babai.

(Kosova Sot Online)