Qëndroi në hotel dy javë por i riu ga Kosova u largua pa paguar asnjë cent

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 21:33
Qëndroi në hotel dy javë por i riu ga Kosova u largua pa paguar asnjë cent

Nën dyshimin se ka mashtruar pronarin e një hoteli, duke mos paguar qëndrimin në të, të martën, një 16-vjeçar është arrestuar në Prizren, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Vlera e dëmit është 1,600 euro.

Sipas Albert Gjonajt, pronar i hotelit i cili gjendet në qendër të Prizrenit, i dyshuari ka qëndruar për dy javë të plota në një nga dhomat më të mira të hotelit, ka ngrënë e ka pirë dhe ka marrë para kesh nga ai, dhe në fund është larguar pa paguar.

(Kosova Sot Online)