Lexoni edhe:
Vrau dy prokurorë antimafia, rrëmbeu e ekzekutoi djalin 11-vjeçar të një mafiozi, kush është bosi drogës i arrestuar!
Pas pritjes së ministres së Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka thënë se gjendja në rajon mbetet e komplikuar për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të problemeve të pazgjidhura mes vendeve të rajonit.Ajo ka thënë se Sllovenia ka qenë përkrahëse për realizimin e interesave legjitim të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".
Gërvalla tutje ka thënë se kërcënimet që Serbia i bënë rajonit me luftë, kërkojnë një përgjigje të përbashkët.
“Pa paqen dhe stabilitetin e nevojshëm në rajonin tonë dhe pa një Evropë që nuk e përfshinë gjithë Evropën, sfidat do të mbesin të njëjta. Rajoni ynë ndodhet në një fazë të rrezikshme të historisë evropiane. Sllovenia është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës.
Gërvalla ka thënë se Serbia është aleati dhe përfaqësuesi më i afërt i Rusisë në rajon.
(Kosova Sot Online )