Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e dy personave, ua publikon fotografitë

  • S.A /
  • 19 January 2023 - 12:35
Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e dy personave, ua publikon fotografitë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e dy personave, të cilët kërkohen për përfshirje në një rast të tentim vjedhje në shtator të vitit të kaluar, raporton "Kosova Sot Online ".

Policia ua ka publikuar edhe fotografitë, derisa ata që kanë informata mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra, në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, tentim vjedhje,që ka ndodhur në shtator të vitit 2022, në zyrat e një marketi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.  Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )