Godet deputeti nga VV-ja Armend Muja: Kompaninë serbe GEN në Kosovë e solli PDK-ja

  • S.A /
  • 19 January 2023 - 12:54
Godet deputeti nga VV-ja Armend Muja: Kompaninë serbe GEN në Kosovë e solli PDK-ja

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka folur për deklaratat e deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës për rastin e ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai, në seancën e sotme, ka thënë se kompania serbe GEN ka ardhur në Kosovë nga PDK-ja.

“Ajo çfarë ne dimë se kompania e ashtuquajtur serbe GEN ka filluar të punojë në Kosovë në vitin 2008, kurse kontratat e fundit me të i kemi nënshkruar në vitin 2020 dhe këto kontrata i ka nënshkruar Njazi Thaçi. E ka pru PDK-ja GEN-in këtu”, tha Muja. 

(Kosova Sot Online )