Shqiptari përplas për vdekje 16-vjeçarin

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 17:39
Shqiptari përplas për vdekje 16-vjeçarin

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor.

I mituri është aksidentuar teksa po udhëtonte me një skuter kur është përplasur me një Audi Q8 të drejtuar nga një 23-vjeçar shqiptar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat italianebëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Siçili, në Acireale.

Mësohet se pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, adoleshenti nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

(Kosova Sot Online)