"Po largohet ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet"

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 10:51

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se nata e kaluar në Kosovë ka qenë e qetë, por që ka pasur intervenime në disa pjesë të vendit tonë, shkruan “Kosova Sot Online”.

MPB ka njoftuar se në disa vende që janë përfshirë nga vërshimet është larguar uji me pompa  nga shtëpitë dhe zonat me ujë.

Njoftimi i plotë:

Nga mbledhja e raporteve periodike të të gjitha institucioneve relevante, pas ndaljes së reshjeve të shiut, vendi ynë ka kaluar natë të qetë, por me intervenime të ndryshme në zona të caktuara.

Njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet. Aktualisht, po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit.

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga Komunat dhe nga qytetarët.

(Kosova Sot Online)