Vetura bie nga ura, vdes pasagjeri në Prizren

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 14:20
Vetura bie nga ura, vdes pasagjeri në Prizren

Mëngjesin e sotëm, një person rreth 20-vjeç ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Policia tha se shoferi i veturës duke mos e përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës ka rënë nga ura, me ç’rast ka vdekur pasagjeri dhe shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Këto informacione i dha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë në Prizren.

“Në mëngjes në orën 04:55 ka ndodh një aksident trafiku, është vetaksident, aksidenti ka ardhë se shoferi nuk e ka përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës, me një kthesë ka dalë jashtë rrugës dhe ka ra nga ura. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe pasagjeri ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

Ai tha se viktima është rreth 20-vjeç.

(Kosova Sot Online)