Dialogu Kosovë - Serbi, Ambasadori francez në Beograd: Ne duam t’i japim një dinamikë të re dialogut

  • E.K /
  • 24 January 2023 - 10:49
Dialogu Kosovë - Serbi, Ambasadori francez në Beograd: Ne duam t’i japim një dinamikë të re dialogut

Ambasador i Francës në Beograd, Pierre Koshar, ka thënë se perëndimi dëshiron t’i jap dinamikë të re dialogut më mes të Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Koshar tutja ka theksuar se qëllimi i tyre është që të normalizohen raportet në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai nuk ka zbuluar elemente të planit franko-gjerman, meqë dokumenti është konfidencial.

“Presidenti Vuçiq tha se ai dokument është konfidencial, nuk mund të flasim për detaje, por ai dokument ka një qëllim. Dhe ai është të tejkalohet dhe të tejkalohet konflikti që ka vite që po vazhdon. Ne duam t’i japim një dinamikë të re dialogu, normalizimi i Beogradit dhe Prishtinës është qëllimi dhe ne duam ta përshpejtojmë atë”, tha Koshar për Prva, raporton Tanjug.

(Kosova Sot Online)