59 aksidente kanë ndodhur për 24 orë në Kosovë

  • E.K /
  • 24 January 2023 - 11:10
59 aksidente kanë ndodhur për 24 orë në Kosovë

Në Kosovë 59 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së fundit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh ka treguar se 26 aksidente ishin me të lënduar, ndërkaq 33 me dëme materiale.

Për fat të mirë asnjë prej këtyre aksidenteve nuk ka përfunduar me fatalitet.

Kurse, për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 357 gjoba.

(Kosova Sot Online)