Një person vet plagoset në afërsi të liqenit të Badovcit

  • E.k /
  • 26 January 2023 - 15:35
Një person vet plagoset në afërsi të liqenit të Badovcit

Një person dyshohet se është vet plagosur dje mbrëmë në afërsi të liqenit të Badovcit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është sekuestruar një pushkë gjuetie me 10 fishekë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor pasi dyshohet se i njëjti është vet plagosur. Lidhur me rastin është sekuestruar një pushkë gjuetie me 10 fishekë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)