Berisha: Rama mund të jetë arratisur tek Sorosi! Falje Bashës? Nëse s'ka marrë para ruse të dalë e të tregojë burimin

  • S.A /
  • 27 January 2023 - 14:19
Berisha: Rama mund të jetë arratisur tek Sorosi! Falje Bashës? Nëse s'ka marrë para ruse të dalë e të tregojë burimin

PD do të dalë kundër kryeministrit Edi Rama, së shpejti edhe me protesta masive.  Këtë paralajmërim e ka bërë kryedemokrati Sali Berisha, i cili ende nuk ka bërë me dije një datë, por ka premtuar tubime.  Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se kryeministri Rama ka ikur nga Shqipëria për të takuar George Sorosin, shkruan dosja.al, përcjell "Kosova Sot Online".

 Sali Berisha tha se ishte e qartë se Rama paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD. Por kërkoi që paraardhësi i tij në detyrë të fliste.  Sipas Berishës, Basha e ka rastin për të folur por nuk e bën se nuk e ka përgjegjësinë.  Të gjitha reagimte e opozitës vijnë pasi FBI zbuloi se ish-agjenti Charles McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

 Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha.  Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.

(Kosova sot Online)