Abdixhiku: Kurti bëri ndryshim, tani Asociacioni mund të bëhet

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 21:13
Abdixhiku: Kurti bëri ndryshim, tani Asociacioni mund të bëhet

Propozimin 6-pikësh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, e ka komentuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


I pari i LDK e ka cilësuar si ndryshim radikal këtë propozim.

“Sot Kurti bëri ndryshim radikal për herë të parë, tani Asociacioni mund të bëhet”, tha ai.

“Deri vonë thoshte se nuk ka Asociacion dhe pikë. Tash paska ndryshuar dhe është shtuar një presje”, shtoi ai tutje. 

Në seancën e sotme të Kuvendit, Kurti tha se ka hartuar gjashtë pika që janë kushte për themelimin e Asociacionit. Ai tha se një mekanizëm i tillë, i dalë nga marrëveshja e Brukselit, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës me këto gjashtë kushte, njëri ndër të cilit ishte që zbatimi i tij të nisë pas njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte pas një marrëveshje finale.

(Kosova Sot Online)