Mjeku i njohur: Nga 4 mijë, 1 mijë kanë ikur në Gjermani, ka një largim masiv të mjekëve

  • E.K /
  • 04 February 2023 - 11:59
Mjeku i njohur: Nga 4 mijë, 1 mijë kanë ikur në Gjermani, ka një largim masiv të mjekëve

Mjeku, Erjon Dasho, në një intervistë tha se 25% e mjekëve shqiptarë janë në Gjermani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dasho ka theksuar se mjektë po largohen me masë të madhe.

Po ashtu, Dasho ka shtuar se në 10 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar më shumë se 1 mijë mjekë në Gjermani.

“Ka një largim masiv të mjekëve dhe ka një moszëvendësim, pra mjekët në qoftë se ka pasur një raport më të mirë përpara, por në qoftë se vetëm në 10 vitet e fundit janë larguar më shumë se 1 mijë mjekë drejt Gjermanisë. Shqipëria ka gjithsej 4 mijë mjekë të regjistruar. Nga këta 4 mijë, 1 mijë kanë ikur në Gjermani, kanë ngelur 3 mijë,” – u shpreh Dasho.

Sipas tij situata është alarmante për njohësit e sistemit shëndetësor, pasi mjekët janë të vështirë për t’u zëvendësuar.

(Kosova Sot Online)