Punëtori bie nga lartësia në këtë qytet të Kosovës, arrestohen pronarët

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 09:09
Punëtori bie nga lartësia në këtë qytet të Kosovës, arrestohen pronarët

Si pasojë e rënies nga lartësia e një objekti që po ndërtohet në Fushë Kosovë, një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy pronarët e kompanive punëkryese.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:


ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/ Fushë Kosovë, 04.02.2023 – 13:36. Një mashkull kosovar, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)