Brukseli ka dy vërejtje në 6 kushtet e Kurtit, Bislimi:Se cilat janë ato dhe pse kanë vërejtje mund ta pyesni z.Lajçak

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 14:54
Brukseli ka dy vërejtje në 6 kushtet e Kurtit, Bislimi:Se cilat janë ato dhe pse kanë vërejtje mund ta pyesni z.Lajçak

Bashkimi Europian nuk ka komentuar publikisht kushtet e vendosura nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, por sot zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, tha se kanë pranuar vërejtje për dy prej gjashtë kushteve. Cilat janë ato, s’tregoi as Bislimi, duke thënë se këtë përgjigje duhet ta japë emisari i BE-së, Mirolsav Lajçak kur të vijë në Prishtinë.

“Gjashtë kushtet që ka prezantuar Kurti në fakt janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. BE vërejtje të saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe pse kanë vërejtje mund ta pyesni z.Lajçak kur të vijë në Prishtinë”.

(Kosova Sot Online)