Protesta e 11 shkurtit për dorëheqjen e Ramës: Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të sektit të “Rilindjes” ka filluar

  • S.A /
  • 10 February 2023 - 13:47
Protesta e 11 shkurtit për dorëheqjen e Ramës: Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të sektit të “Rilindjes” ka filluar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të premte, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën kombëtare të thirrur më 11 shkurt përpara Kryeministrisë ku do të kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

“Sirenat e zemërimit dhe të urrejtjes mbarëpopullore ndaj Qeverisë më hajdute dhe më të inkrimuar në kontinent po bien më fort se kurrë. Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të së keqes të personifikuar nga Edi Rama dhe sekti i “Rilindjes” ka filluar”, tha Blushi.

“11 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij!

Është dita e bashkimit të shqiptarëve kundër së keqes, hajnisë, krimit, mjerimit dhe shpopullimit!

11 shkurti do të jetë demonstrimi demokratik i revoltës së shpirtit qytetar, i solidaritetit dhe i angazhimit mbarëpopullor përballë krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë, përballë arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës, për t’i thënë ndal armikut më të egër të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, këtij armiku të demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit ligjor, këtij tradhëtari të çdo interesi kombëtar, që kaq egërsisht po e shpopullon, po e rrënon dhe po e falimenton Shqipërinë. Ejani të gjithë nesër në Tiranë, sepse 11 shkurti është dita e shpirtit qytetar, është dita e fuqisë së solidaritetit qytetar dhe e fitores mbi të keqen e personifikuar tek Qeveria e krimit dhe korrupsionit dhe tek Kryeministri i saj”, u shpreh ndër të tjera Blushi.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sirenat e zemërimit dhe të urrejtjes mbarëpopullore ndaj Qeverisë më hajdute dhe më të inkrimuar në kontinent po bien më fort se kurrë.

Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të së keqes të personifikuar nga Edi Rama dhe sekti i “Rilindjes” ka filluar.

Hajdutët, me emër dhe mbiemër, janë identifikuar shumë qartë. Tani ka ardhur koha për ndëshkimin e tyre më të rreptë.

11 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij!

Është dita e bashkimit të shqiptarëve kundër së keqes, hajnisë, krimit, mjerimit dhe shpopullimit!

11 shkurti do të jetë demonstrimi demokratik i revoltës së shpirtit qytetar, i solidaritetit dhe i angazhimit mbarëpopullor përballë krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë, përballë arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës, për t’i thënë ndal armikut më të egër të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, këtij armiku të demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit ligjor, këtij tradhëtari të çdo interesi kombëtar, që kaq egërsisht po e shpopullon, po e rrënon dhe po e falimenton Shqipërinë.

Ejani të gjithë nesër në Tiranë, sepse 11 shkurti është dita e shpirtit qytetar, është dita e fuqisë së solidaritetit qytetar dhe e fitores mbi të keqen e personifikuar tek Qeveria e krimit dhe korrupsionit dhe tek Kryeministri i saj.

Shqiptarët më shumë se kurrë, kanë vendosur të jenë zot të vetes, fateve dhe së ardhmes të tyre.

Ftohen të gjithë shqiptarët që ndihen të shtypur dhe të grabitur nga Qeveria mafioze e Edi Ramës.

Të gjithë shqiptarët që mbijetojnë në kufirin e mjerimit dhe të varfërisë!

Të gjithë të rinjtë dhe të rejat që vuajnë papunësinë, ndjejnë pasiguri dhe nuk shohin asnjë të ardhme në vend.

Të gjithë pensionistët, që nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet dhe jo më faturat e dritave dhe ujit që kanë shkuar në stratosferë.

Të gjitha bizneset që kanë falimentuar dhe mezi po mbijetojnë për shkak të taksave të larta.

Të bashkohen nesër në Tiranë në protestën më madhështore që ka njohur ndonjëherë vendi ynë.

Shqipëria është mbi gjithçka!

E ardhmja jote dhe e familjes tende është mbi cdo gjë.
Vetem Ti ke fuqinë ta largosh kryeministrin:

Që shet interesat kombëtare

Që asgjëson pluralizmin dhe demokracinë

Që debon shqiptaret

Që vjedh pa u ndalur

Që varfëron shqiptarët e ndershëm

Koha është tani!

Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë!
Tani fjalën e ka populli, ai vendos!

Në 11 shkurt është dita e vendimit të madh mbarëpopullor!

Të gjithë nesër, në ora 12:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë./panorama.al

(Kosova Sot Online )