Hetimet e Kongresit amerikan për aferën Rama –McGonigal paralajmërim për tërmet të madh edhe në politikën kosovare

Hetimet e Kongresit amerikan për aferën Rama –McGonigal paralajmërim për tërmet të madh edhe në politikën kosovare
Hetimet e Kongresit amerikan për aferën Rama –McGonigal paralajmërim për tërmet të madh edhe në politikën kosovare

Gani Qarri

  • 08 February 2023 - 07:31

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Nëse gjatë hetimeve në Kongresin amerikan, vërtetë dalin detaje me fakte për implikimin e ish krerëve institucional e politik të Kosovës, ky do të ishte një tërmet tejet i rëndë edhe për politikën kosovare dhe një aferë me përmasa kaq të mëdha ndërkombëtare, që njollos rëndë besimin politik.

-Afera e nxehtë Rama-McGonigal, hetimet e së cilës tani më janë konfirmuar se po zhvillohen edhe nga Kongresi Amerikan, ndërsa seanca e parë pritet të mbahet më 9 shkurt, duket se realisht do të nxjerrë në sipërfaqe një lidhje shumë më të gjerë të këtij skandali, duke atakuar edhe koka të mëdha të ish politikanëve të djeshëm dhe atyre të sotëm të Kosovës, të njohur e të ditur, edhe shumë kohë më parë, për lidhjet e tyre të ngushta jo vetëm miqësore, por dhe mafioze me kryeministrin e Sipërisë Edi Rama. Nëse gjatë hetimeve në Kongresin amerikan, vërtetë dalin detaje me fakte për implikimin e ish krerëve institucional e politik të Kosovës, ky do të ishte një tërmet tejet i rëndë edhe për politikën kosovare dhe një aferë me përmasa kaq të mëdha ndërkombëtare, që njollos rëndë besimin politik.

Për aq më tepër, hetimi i këtij rasti, mund të zbulojë edhe afera tjera të mëdha e të panjohura deri më tani, të shantazhit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke mos përjashtuar edhe shërbimet e spiunazhit nga të cilat shteti seriozisht ka qenë dhe mbetet i rrezikuar! Kurse gazetari dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, ka apostrofuar edhe disa emra të njohur, ish zyrtarësh të shtetit të Kosovës, deputet dhe figura të larta politike që kanë pasur kontakte direkt dhe indirekte me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal, përmes urës lidhëse si Agron Nezaj. Zeka, është një ndër të parët që ka denoncuar publikisht implikimet e disa prej personazheve kryesore të përfshira në aktakuzën ndaj McGonigal, për çka ka dhënë edhe detaje të reja për një prej personazheve kyç të aferës, duke zbuluar se A. N. dhe McGonigal janë pjesë e një grupi, i cili u ka marrë miliona euro edhe ish-komandantëve të UCK-së, në këmbim të lobimit për heqjen e akt-akuzave?!

Zeka u shpreh, se ditë më parë, kishte marrë edhe një telefonatë kërcënuese prej Agron Nezës, për shkak të zbardhjes së lidhjeve të tij, i cili sipas Zekës, prezantohej edhe si agjent i FBI-së, në kohën kur ka qenë pjesë e grupit, që u ka marrë miliona euro ish-komandantëve të UÇK-së në këmbim të lobimit për heqjen e aktakuzave. Për aq më tepër, sipas Zekës Bexhet Pacolli dhe Ramush Haradinaj, janë dy politikanët nga Kosova që kanë takuar Agron Nezën, kurse në fakt Agron Neza lidhje shumë të ngushta, ka pasur me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun.

Zeka thotë se këta duke abuzuar dhe folur në emrin e Jack Smith, u kanë marrë njerëzve miliona euro, gjoja se mund të ua heqin aktakuzat. Ndryshe ai sqaron se kur i ka dhënë informacionin një politikani të njohur në Kosovë dhe i ka thënë se A.N. ishte super mashtrues, politikani i është kundërpërgjigjur; jo, e ke gabim, se valixhen e Agron Nezës nuk guxon askush ta hapë, në aeroport të Shqipërisë as të Kosovës. Këta kishin falsifikuar edhe kartat e CIA-s së SHBA” thotë Zeka dhe se target i këtij grupi kanë qenë edhe biznesmenë të njohur, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".