Moti në fundjavë, i ftohtë, me riga shiu e fjolla bore

  • S.A /
  • 11 February 2023 - 08:10
Moti në fundjavë, i  ftohtë, me riga shiu e fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. IHK njofton se vranësirat ditën e diele parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Në mëngjes përreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

(Kosova Sot Online )