Gjendet në park trupi i copëtuar i një gruaje

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 12:20
Gjendet në park trupi i copëtuar i një gruaje

Një rast i rëndë ka ndodhur në Paris, ku punëtorët e një parku gjetën dje trupin e një gruaje të copëtuar, i futur në një thes në një park, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka filluar hetimet për këtë vrasje, ku sipas mediave franceze pjesa e trupit dukej të ishte zona e legenit të një gruaje.

Kryetari i komunës së 19-të, François Dagnaud konfirmoi se ishin punëtorët e parkut ata që gjetën trupin e saj.

(Kosova Sot Online)