‘Ka ideuar skenarin e asgjesimit të opozitsë‘, Bozdo: Aksioni opozitar kundër Ramës sapo ka nisur…

  • E. /
  • 15 February 2023 - 08:52
‘Ka ideuar skenarin e asgjesimit të opozitsë‘, Bozdo: Aksioni opozitar kundër Ramës sapo ka nisur…

Anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo në një intervistë për RTV Ora tha se aksioni opozitar për të "çrrënjosur Edi Ramën nga pushteti që ka kapur me kthetra, me këmbë e me duar e me gjithçka, sapo ka nisur".

Sipas tij "kjo protestë është kundër atij që ka ideuar skenarin e asgjesimit të opozitës prej vitesh".

Eno Bozdo: Aksioni opozitar sapo ka nisur,  për të çrrënjosur Edi Ramën nga pushteti që ka kapur me kthetra, me këmbë e me duar e me gjithçka. Ne e kemi theksuar se faktet e fundit tregojnë për një skenar për asgjesimin e opozitës. Kjo ka ndodhur me kapjen peng të opozitës së dikurshme, me kapjen  nga Rama të ish zyrtarit të FBI. Kjo protestë është kundër atij që ka ideuar skenarin e asgjesimit të opozitës prej vitesh.

"Nëse protesta e mëparshme kanë qenë me fokus kërkimin e llogarisë maxhorancës, për gjendjen e rënduar ekonomike, korrupsionin, për faktin se largohen njefrëzit nga vendi, pas plasjes së skandalit McGonigal kur faktet janë atje zotëria është kapur me duart në kavanozin e marmalatës, kur zotëria  është përlyer mirë e mirë, kur ka bërë diçka të pandodhur në 30 vite. Ky është një vend që i ka parë të tëra por skenarë të tillë nuk kemi parë ndonjëherë.", tha Bozdo. 

(Kosova Sot Online)