Kuvendi mban seancë plenare

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 16:25
Kuvendi mban seancë plenare

Duke filluar nga ora 10:00, nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në seancë plenare,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky është rendi i ditës:

1.  Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,


3.  Pyetjet parlamentare,

4.  Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

5.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,

7.  Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

(Kosova Sot Online)