Vuçiq: Do të jem të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duhet të shkoj Kurti të mos bëjë atje çfarë të dojë

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 07:49
Vuçiq: Do të jem të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duhet të shkoj Kurti të mos bëjë atje çfarë të dojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar se do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku marrin pjesë udhëheqës të shteteve më të rëndësishme të botës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti serb ka shtuar se arsyeja se pse do të shkoj në Mynih është sepse janë takime të vështira dhe sikurse ka thënë ai, nuk do të lejoj që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të bëjë çfarë të dojë ai.

“Ne kemi një periudhë të vështirë përpara, të premten do të jem në Mynih ku do të bisedoj me udhëheqës shtetesh më të rëndësishme të botës. Janë takime të vështira, por duhet të shkoj që Kurti të mos bëjë atje çfarë të dojë”, thekson Vuçiqi.

Kujtojmë se presidenti serb iu drejtua qytetarëve dje pasi ekstremistët në një protestë në qendër të Beogradit tentuan të hyjnë në Presidencë dhe e kërcënuan Vuçiqin me jetë.

(Kosova Sot Online)