Raportet Kosovë-Serbi, Blinken: Takim produktiv me Vuçiqin

  • E.K /
  • 18 February 2023 - 12:15
Raportet Kosovë-Serbi, Blinken: Takim produktiv me Vuçiqin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Konferencën e Sigurisë në Munich në Gjermani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyrtari amerikan ka thënë se ka pasur një “takim produktiv” me presidentin e Serbisë.

Kryediplomati amerikan ka theksuar se ata kanë diskutuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Unë e vlerësojë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, shkroi Blinken në Tëitter.

(Kosova Sot Online)