Kurti për deklaratat e Haki Abazit: Ato nuk janë të vërteta dhe nuk janë të sakta

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 10:52
Kurti për deklaratat e Haki Abazit: Ato nuk janë të vërteta dhe nuk janë të sakta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se akuzat e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, janë të pavërteta dhe të pasakta, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kurti shtoi se ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.

Kurti theksoi se VV-ja është subjekti më i madh dhe më demokratik.

“Ato nuk janë të vërteta e dhe nuk janë të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja jonë e Drejtësisë. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.

(Kosova Sot Online)