Ky është polici që dhu*noi në sy të familjes profesorin shqiptar

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 17:35
Ky është polici që dhu*noi në sy të familjes profesorin shqiptar

Fotoja e policit që ushtroi dhunë ndaj ish-zyrtarit të lartë Petraq Milo, tani është publikuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Personi në foton e mësipërme është Dragan Shqekiq, njeriu i cili shkeli çdo ligj dhe të drejtat ndërkombëtare, duke dhunuar barabarisht në sy të familjes Petraq Milon, këshillatarin e ish-presidentit Ilir Meta, kur ishte ende në detyrë.

Milo është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivi malazez, ndërsa priste në radhë.

Një veprim i paprecedentë dhe i dënueshëm ndaj një qytetari i cili respekton ligjin dhe rregullat.


Më herët Abazoviç tha se zyrtarët që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate, por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes” duke theksuar se në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje. “Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina.

Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç. 

(Kosova Sot Online)