“Marrë të koftë”, Haxhiu i kthehet ashpër Berishës: Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 12:04
“Marrë të koftë”, Haxhiu i kthehet ashpër Berishës: Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Hisen Berisha lidhur me deklaratat për rastin Dehari, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Marrë të koftë”, tha ajo.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin… sepse ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju… Prandaj asnjë fjalë për Astrit Deharin, as edhe një fjalë, sepse ju i keni duart e lyme me gjak… Marre, duhet me pas pak ftyrë, në kohën e juve është vrarë Astrit Dehari”, tha Haxhiu.

Berisha gjatë fjalës së tij tha se Ministrja Haxhiu duhet të marr përgjegjësi duhet të marrë përgjegjësi për zhdukjen e mostrave.

“Indikative mbetet poashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me mbiemrin e vëllezërve Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që ministrja të marr përgjegjësi, që i bie tavolinës, ajo filloi me akuzu prapë opozitën. E di Astyrit Dehari ishte kundër marrëveshje që keni nënshkru dhe kundër tradhtisë që po bëni”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)