Diplomati amerikan tregon cili është kompromisi me të cilin Kosova do të pajtohet për Asociacionin e komunave serbe

  • S.A /
  • 25 February 2023 - 08:46
Diplomati amerikan tregon cili është kompromisi me të cilin  Kosova do të pajtohet për Asociacionin e komunave serbe

Diplomati amerikan në pension, Michael Kirby ka folur për takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kirby ka thënë se mendon që Kosova do të pajtohet për themelimin e Asociacionit nëse do të ketë një marrëveshje mbi bazën e propozimit franko-gjerman, shkruan "Kosova Sot Online". 

Megjithatë ai ka thënë se implementimi i saj do të vonohet sa më shumë që të jetë e mundur, edhe pse është një çështje për të cilën është bërë një dakordim.

Ai ka thënë se s’pret që zbatimi të fillojë menjëherë në javën e ardhshme meqë është një çështje që kërkon mirëkuptim. Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, Kirby thotë se diçka e tillë do të ndodh sapo Beogradi ta japë sinjalin për diçka të tillë, megjithatë shton se për këtë duhet të ndodhë diçka që të përdoret si arsye.

 “ Mendoj se Kosova do të pajtohet me themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe – nëse arrihet një marrëveshje për propozimin evropian për normalizim. Ajo do të vonohet sa më shumë që të jetë e mundur – edhe pse tashmë është një çështje e dakorduar, zbatimi i së cilës është bërë i dhimbshëm. Unë nuk pres që një vendim mund të merret javën e ardhshme – sepse diçka e tillë kërkon një mirëkuptim themelor. Kur është fjala për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës – kjo do të ndodhë sapo Beogradi të sinjalizojë se ata duhet ta bëjnë këtë. Për këtë duhet të ndodhë diçka që do të përdoret si arsye për të tërhequr një lëvizje të tillë ”, ka thënë diplomati në pension Michael Kirby për Zërin e Amerikës.

(Kosova Sot Online )