I armatosur deri në “dhëmbë”- Qarkullonte me armë zjarri me vete dhe municion luftarak, arrestohet 40 vjeçari

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 09:49
I armatosur deri në “dhëmbë”- Qarkullonte me armë zjarri me vete dhe municion luftarak, arrestohet 40 vjeçari

Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka qarkulluar me armë zjarri, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë me dije se këtij personi i janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Chief”.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chief”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin M. Ç., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur deh sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Holandë, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)