Stano flet çfarë ndodhi në Bruksel: Është një marrëveshje e normalizimit të Kosovës dhe Serbisë, presim që marrëveshjet të zbatohen

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 14:12
Stano flet çfarë ndodhi në Bruksel: Është një marrëveshje e normalizimit të Kosovës dhe Serbisë, presim që marrëveshjet të zbatohen

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur se çka ka ndodhur dje në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stano tha se është shumë e qartë që ka marrëveshje dhe se ajo është që më të mos ketë diskutime mbi propozimin europian.

Ai ka shtuar se kjo është një marrëveshje për normalizimin e raportit në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj që Borrell e ka qartësuar mjaftueshëm në fjalimin e tij. Ajo që është arritur është se nuk duhen ose nevojiten më shumë diskutime mbi propozimin europian, që është një marrëveshje në rrugën e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo ishte marrëveshja. Nuk duhen më diskutime për këtë dokument”.

Ai tha se të dyja palët e kanë shprehur gatishmërinë e tyre për zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Puna s’ka përfunduar normalisht, s’ishte qëllimi i takimit të djeshëm, natyrisht. Në këtë frymë ne vetëm duam t’iu rikujtojmë palëve që ne presim që të gjitha marrëveshjet të zbatohen”, tha Stano, duke shtuar se palët janë pajtuar që të përmbahen nga ndonjë veprim i njëanshëm”.

(Kosova Sot Online)