Biznesmeni 'thyen' heshtjen pasi kompleksi që ndërtoi la 105 të vdekur

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 20:53
Biznesmeni 'thyen' heshtjen pasi kompleksi që ndërtoi la 105 të vdekur

Arif Sami Rende është biznesmeni turk, i cili ka rënë në prangat e policisë, pasi një nga komplekset që ai kishte ndërtuar, u kthye në gërmadhë pas tërmetit të 6 shkurtit, duke u marrë jetën plot 105 qytetarëve të pafajshëm.

Rende doli para gjykatës penale të Hatay duke mohuar cdo lloj ndërhyrjeje në godinë, që sipas ekspertëve shkaktoi edhe tragjedinë e rëndë.

“Tërmeti shkatërroi gjithë Hatayn. Sigurisht që nuk është faji ynë, ne nuk kemi prerë asnjë kolonë. Nëse do të kishim prerë një kolonë, ndërtesa do të kishte rënë mbi ne para tërmetit.”, tha biznesmeni turk para trupës gjykuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Avokatët e tij kërkuan lirinë për shkak të moshës së thyer të biznesmenit, por gjykata nuk e pranoi dhe e la në burg pronarin e dy blloqeve të banimit, që tanimë nuk ekzistojnë më. Ai akuzohet për “shkaktimi i vdekjes ose plagosja e më shumë se një personi nga pakujdesia”.  


(Kosova Sot Online)