Zbulohen detajet: Ja si  u sponsorizua Edi Rama nga dy të dënuarit në Kinë dhe SHBA

  • S.A /
  • 01 March 2023 - 09:27
Zbulohen detajet: Ja si  u sponsorizua Edi Rama nga dy të dënuarit në Kinë dhe SHBA

 

Ekspozita vetjake e kryeministrit Edi Rama, e hapur në Hong Kong në nëntor të vitit 2015, është sponsorizuar nga dy biznesmenë kinezë, të cilët janë dënuar me burgim, njeri në Kinë dhe tjetri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan syri.net, përcjell "Kosova Sot Online".

Fjala është për 2 drejtuesit e kompanisë CEFC Energy Company, me të cilët rezulton të jetë i lidhur këshilltari pa pagesë i Edi Ramës, Dorian Duçka. Ndonëse Rama nuk ka bërë asnjëherë transparence mbi sponsorizimin e ekspozitës, faktet tregojnë se ai ka përfituar personalisht, edhe pse ligji e ndalon që zyrtarët e lartë të marrin dhurata e favore

Ekspozita vetjake e kryeministrit Edi Rama, e hapur në Hong Kong në nëntor të vitit 2015, është sponsorizuar nga dy biznesmenë kinezë, të cilët janë dënuar me burgim, njëri në Kine dhe tjetri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth 8 vjet më parë, kryeministri Rama ndau me ndjekësit e tij në rrjete sociale kënaqësinë për hapjen e një ekspozite vetjake me piktura në Hong Kong, ku gjendej për takime me biznesin e vendit të pasur aziatik.

Të dhënat e identifikuara së fundmi tregojnë se ekspozita u hap me mbështetjen dhe sponsorizimin e dy kompanive private nga Kina dhe Hong Kongu. Kompania e parë ishte CEFC Energy Company, e cila më pas solli përfaqësuesit e saj në Shqipëri, nëpërmjet këshilltarit pa pagesë të Ramës, Dorian Duçka, i cili ishte edhe rrogëtar në atë shoqëri private kineze.

Në një dokument të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies të Dhomës së Përfaqesuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i dates 21 shkurt 2023, i cili mban firmën e kreut të këtij komiteti, kongresmenit James Komer, bëhet e ditur se 2 drejtuesit e kompanisë kineze CEFC, Patrik Ho dhe Ye Jianming janë arrestuar dhe dënuar për veprat penale të korrupsionit në SHBA dhe Kinë.

Sponsori i dytë ishte një rrjet dyqanesh antikuaresh në Hong Kong, e quajtur “Akademia Kineze e Kulturës”. Kryeministri Rama nuk ka bërë asnjëherë publike të dhënat mbi sponsorizimin për ekspozitën, që mbi të gjitha, ishte tërësisht në përfitim të tij personal. Ligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave” ndalon zyrtarët e lartë që të marrin dhurata, favore apo trajtime preferenciale në mënyrë direkte apo indirekte, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat.

Rama ishte në Hong Kong për shkak të pozitës zyrtare si kryeministër. Ndaj, favori që dy kompanitë aziatike i kanë bërë atij për ekspozitën ishte për shkak të funksionit të tij dhe jo për aftësi të spikatura botërore në artin e pikturës.

Është e paqartë nëse ai e ka deklaruar këtë dhurim në formë sponsorizimi nga dy kompanitë e huaja, por ajo që duket e sigurt është se ekspozita e Ramës duhet të ketë kushtuar shumë, nisur nga fakti se Hong Kongu është një prej vendeve më të pasura dhe me standard ekonomik më të lartë në botë.

SYRI TV konsultoi të dhënat e deklaratës së pasurisë të kryeministrit Edi Rama për vitin 2015. Në formular ai deklaron se ka krijuar rreth 26 milionë lekë të vjetra nga shitja e librit “Kurban” dhe veprave artistike, pa i specifikuar se si dhe ku janë shitur pikturat e tij.

Ndërkohë, në pjesën publike të deklaratës së pasurisë nuk përmendet sponsorizimi që ai ka përfituar për ekspozitën në Hong Kong. Në rastet kur zyrtarë nuk deklarojnë dhuratat apo trajtimet favorizuese, kryejnë veprën penale të “fshehjes së pasurisë”.© SYRI.net

(Kosova Sot Online )