Petkoviq- ambasadores gjermane: Beogradi do të këmbëngulë për mbrojtjen e të drejtave të popullit serb në Kosovë

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 13:28
Petkoviq- ambasadores gjermane: Beogradi do të këmbëngulë për mbrojtjen e të drejtave të popullit serb në Kosovë

Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka takuar sot ambasadoren gjermane Anke Konrad, me të cilën ka biseduar për ecurinë e dialogut në mes Kosoës dhe Serbisë për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Petkoviq ka theksuar se Beogradi, me kufizime të qarta, mbetet sinqerisht i interesuar për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të krijonte kushtet për stabilitet të përhershëm dhe paqe në rajon.

“Beogradi do të këmbëngulë në përpjekjet e tij për të ofruar mekanizma solidë dhe të besueshëm për mbrojtjen e pozitës dhe të drejtave të popullit serb në Kosovë, dhe për këtë arsye nuk do të heqë dorë nga zbatimi i asaj që është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, e cila para së gjithash i referohet formimit të Asociacionit”, theksoi Petkoviq.

(Kosova Sot Online)