Pse negociatorët nuk po flasin për të pagjeturit me Serbinë

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 19:04
Pse negociatorët nuk po flasin për të pagjeturit me Serbinë

Dialoguesit e tanishëm me Serbinë nuk po merren fare me të pagjeturit, ka theksuar kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qerkini tha se tash e dy vjet negociatorët kosovarë nuk flasin për të pagjeturit me Serbinë.

“Më vjen keq por kur flitet për personat e pagjetur dikur ka qenë në rendin e parë si pikë në takimin e parë kur e kanë pasur me Vuçiqin, kanë thënë se do të dakordohen që të jetë në rendin e parë të negocimit ndërsa tash është në pikën e gjashtë”.

“Kur flitet për të pagjeturit i fusin në politikë të cilën ne kërkojmë që të largohet politika dhe kjo çështje të jetë humane dhe e veçantë ku do të diskutohet për të pagjeturit dhe të zbardhet fati i tyre. Në prill bëhen dy vjet që ata flasin vetëm politikisht dhe ska asgjë konkrete” tha Qerkini.

(Kosova Sot Online)