Ditë e zezë për demokracinë, 3 gjyqtarët që vranë pluralizmin në vend

  • S.A /
  • 04 March 2023 - 09:27
Ditë e zezë për demokracinë, 3 gjyqtarët që vranë pluralizmin në vend

 

Gjykata e Apelit ka rikthyer në shkallën e parë çështjen e vulës së Partisë Demokratike duke i dhënë një goditje të rëndë demokracisë dhe pluralizmit në Shqiperi. Vendimi i paprecedentë i gjyqtarëve Elona Mihali, Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, erdhi pas një serie shkeljesh skandaloze që shoqëruan këtë çështje, që nga njohja e Enkelejd Alibeajt si palë në çështjen e vulës së Partisë Demokratike, shkruan syri.net, përcjell "Kosova Sot Online".

Menjëherë pas shpalles së vendimit, nga oborri i Gjykatës së Apelit, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi se vendimi është marrë nën presionin e Edi Ramës që synon përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet.

Gjykata e Apelit i ka dhënë një goditje të rëndë demokracisë dhe pluralizmit në vend. Qartësisht nën ndikimin direkt të kryeministrit Edi Rama, kjo gjykatë riktheu në shkallën e parë, çështjen e vulës dhe simboleve të Partisë Demokratike duke i pamundësuar kësisoj opozitës shqiptare regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit. Gjykata vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës të 25 marsit 2022 dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Mospranimin  e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim. Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Vendimi i Gjykatës së Apelit

Vendimi i paprecedentë erdhi pas një serie shkeljesh skandaloze që shoqëruan këtë çështje, që nga njohja e Enkelejd Alibeajt si palë në çështjen e vulës së Partisë Demokratike, i cili nuk ishte aspak pjesë e gjykimit.

Trupi gjykues i përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, me vendimin e sotem, do mbajë përgjegjësine e vrasjes së demokracise dhe pluralizmit në Shqipëri.

Menjehere pas shpalljs sq vendimit, nga oborrii I gjylkates se apelit, deputeti democrat Oerd Bylykbashi  deklaroi se vendimi eshte marre nen presionin e Edi Rames qe synon perjashtimin e opozites nga zgjedhjet.

Bylykbashi theksoi se me vendimin e sotem, Gjykata provoi se ka rene perfundimisht nen thundren e Edi Ramës. © SYRI.net

(Kosova Sot Online )