Petkoviq: Asociacioni duhet të jetë 'preokupimi' i vetëm i Bislimit

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 16:38
Petkoviq: Asociacioni duhet të jetë 'preokupimi' i vetëm i Bislimit

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se “Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të”, i ka reaguar kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Petkoviq tha se Bislimi “gabimisht dhe me keqdashje po e interpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog si gatishmëri për ta njohur Kosovën”.

“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe aktin e saj të njëanshëm dhe të paligjshëm të shkëputjes. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e të ashtuquajturës ‘Kosovë’ në OKB”, tha ai.

Sipas tij, “Bislimi po përpiqet të përdorë gënjeshtra për të nxitur ndryshimin e qëndrimit të vendeve që nuk e njohin Kosovën”.

Petkoviq përmendi Asociacionin, formimi i të cilit tha se duhet të jetë “preokupimi i vetëm” i Bislimit.


(Kosova Sot Online)