Edi Rama nesër te Sholz, pritet të caktohet edhe data e Samitit të Procesit të Berlinit

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 12:30
Edi Rama nesër te Sholz, pritet të caktohet edhe data e Samitit të Procesit të Berlinit

Data e takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me Olaf Sholz, është shfaqur në faqen e Kancelarisë së Gjermanisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama do të qëndrojë në zyrën e Kancelarit nesër, ndërsa takimi do të fillojë nga ora 11:15

“Fokusi i diskutimit të përbashkët do të jetë koordinimi me synimin për rolin e Shqipërisë si mikpritëse në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Tema të tjera të diskutimit do të jenë çështjet dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)