Gjermania thirrje Kurtit e Vuçiqit për marrëveshje,"Të gjejmë një marrëveshje"

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 10:24
Gjermania thirrje Kurtit e Vuçiqit për marrëveshje,

Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, ka thënë se Gjermania i thirrje përseri Kosovës e Serbisë për kompromis, marrëveshje për të ecur përpara në BE, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Ajo tha se janë duke punuar që një kohë të gjatë për normalizimin e marrëdhënieve për të dyjat palët.

“Unë nuk mendoj se dikush do të thotë – nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE”, tha ajo për Tanjugun.

Kurti dhe Vuçiq priten të takohen sërish më 18 mars në Ohër.

(Kosova Sot Online)