Gjendja alarmante e arsimit, kushtrim për përmbysjen e monizmit të Ramës

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 11:09
Gjendja alarmante e arsimit, kushtrim për përmbysjen e monizmit të Ramës

Nga Sali Berisha

7 Marsi, dita e mësuesit! Sot është dita të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë, falenderimin më të përzemërt ndaj mësueseve dhe mësuesve tanë, këtyre misionarëve që me dritën e dijes, edukatës dhe qytetërimit ndriçojnë mendjen e fëmijve tanë. Le t’ju urojmë atyre mbarësi në familjet e tyre dhe suksese gjithnjë dhe më të mëdha në misionin e tyre të lartë e fisnik, edukimin e fëmijëve tanë.

Por sot, ata si në asnjë vend tjetër në Europë, në kushtet e narkoshtetit përballen me pasojat shkatërrimtare të sundimit në vend, të mafjes së drogës, krimit dhe vjedhjes.

Ndaj dhe 7 Marsi është një ditë për të denoncuar qendrimin rrënues të Edvinit dhe narkoshtetit të tij ndaj mësuesve, nxënësve, shkollës dhe sistemit arsimor.

Sot mësuesit në Shqipëri janë të skajuarit dhe injoruarit e narkoshtetit. Ata zhyten nga viti në vit në varfëri edhe më të madhe dhe marrin sot si rrogë mujore 30% më pak se në 2013. Atyre nuk ju paguhet transporti dhe mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar nga militantë të partisë së krimit.

Në sistemin arsimor në degradim të vendit tonë, më dramatike është gjëndja e nxënësve të shkollave tona. Narkoshteti u ofron sot fëmijëve të Shqipërisë si ushqim të premtuar mungesën e ushqimeve, helmet që shkatërrojnë shëndetin dhe jetën e tyre, kokainën, heroinën, kanabisin, përdhunimet dhe prostitucionin e mbuluar, fshehura nga shteti.

Kurse shkollat dhe sistemi arsimor ecin drejt shkatërrimit të vërtetë, buxheti për arsimin në këto vite është përgjysmuar dhe vidhet e shpërdorohet masivisht nga narkozyrtaret . Në vitet e fundit janë mbyllur 760 shkolla fillore dhe 9 vjeçare.

Gjendja e sotme alarmante e arsimit në Shqipëri është një kushtrim thirrje për çdo mësues, nxënës, prind dhe qytetar të këtij vendi për të bërë gjithçka për përmbysjen një ditë e më parë të monizmit të bazuar në vjedhjen krimin, drogën të Edi Ramës në Shqipëri.

Nderim mësueseve dhe mësuesve tanë! Gëzuar festën!

(Kosova Sot Online)