Ramabaja: Qëndrimet perëndimore në raport me Ballkanin kanë ndryshuar

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 21:14
Ramabaja: Qëndrimet perëndimore në raport me Ballkanin kanë ndryshuar

Qortimet e ambasadave të Quintit ndaj opozitës kanë të bëjnë me leximin e gabuar të ndryshimeve gjeopolitike nga kjo e fundit, ka deklaruar analisti Sadri Ramabaja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ramabaja thotë se qëndrimet perëndimore në raport me Ballkanin kanë ndryshuar, andaj nuk është e mundur sjellja e njëjtë nga opozita, sikur kur ishte në pushtet. Ai shkon edhe më tutje dhe i quan “vasalë” opozitën.  

“Në fakt kemi një ndryshim komplet të qëndrimit të fuqive perëndimore në raport me Ballkanin dhe këtë ndryshim, besoj që opozita jonë nuk është gjetur në pozitën më të favorshme. Oshilimi i saj prej pozitës së vasalit tek qëndrimi arrogant i ditëve të fundit janë këto situata që e bëjnë paksa komike këtë gjendje. Më duhet të nënvizoj një fakt”, tha ai.

Ai ceku edhe një artikull të Nju Jork Times ku flitet për doktrinën e administratës Biden që ka për qëllim mbrojtjen e demokracive liberale në botë, e që ai konsideron edhe Kosovën si të tillë.

“Në fillim të vitit të kaluar NY Times e ka publikuar doktrinën e re të administratës Biden. Thelbi ka qenë lufta në mbrojtjen e demokracive liberale ndaj sulmeve që u bëjnë regjimet autoritare”, përfundoi ai.


(Kosova Sot Online)