Edi Rama tërhiqet nga shpërblimi për pensionistët, se lekët i ka për inceneratorët!

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 14:02
Edi Rama tërhiqet nga shpërblimi për pensionistët, se lekët i ka për inceneratorët!

Nga Petrit Vasili

Qeveria ka deklaruar hapur se nuk ka lekë për shpërblim për pensionistët në prill.

Ministrja Financave tha sot pas mbledhjes së qeverisë se:

"Nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit në prill”, u shpreh Ibrahimi.

Qindra mijëra pensionistë jetojnë në kufijtë e varfërisë dhe mbijetesës për shkak të pensioneve shumë të ulta.

Qindra mijëra pensionistë përballen me çmimet shumë të larta pa asnjë ndihmë nga qeveria, e cila u tall me ta duke dhënë 7-8 mije lekë të vjetra ndihmë për pak muaj.

Qindra mijëra pensionistë me vështirësi shumë të mëdha mbulojnë nevojat për ushqime dhe ilaçe.

Qindra mijëra pensionistë bëjnë një jetë shumë të izoluar për shkak se nuk mund të bëjnë as pushime dhe asgjë tjetër se nuk e përballojnë ekonomikisht.

Ndërkohë që vazhdon pa u ndalur vjedhja me inceneratorët që nuk ekzistojnë, me koncesione dhe tendera hajdutësh pa fund, për pensionistët nuk ka lekë.

Ndërkohë që Kosova e Maqedonia kanë mbështetur me shpërblime dhjetra herë më të larta se sa qeveria e Edi Ramës.

Atje qeverisin kryeministra të përgjegjshëm, ndërsa këtu qeveris një kryeministër grabitqar i pangopur. 

(Kosova Sot Online)