Vuçiq: Po e fajësojnë Serbinë për mos-nënshkrimin de-jure apo de-fakto të pavarësisë së Kosovës

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 19:05
Vuçiq:  Po e fajësojnë Serbinë për mos-nënshkrimin de-jure apo de-fakto të pavarësisë së Kosovës

Po përballem më shumë presion sa i përket çështjes së Kosovës, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se do të tentojnë ta fajësojnë Serbinë për mos-nënshkrimin de-jure apo de-fakto të pavarësisë së Kosovës.

Ai është ankuar edhe një herë që kryeministri Albin Kurti nuk do ta nënshkruajë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Kurti ka konfirmuar sot se nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave serbe, sepse nuk është në pajtushmëri me ligjet e Kosovës. Problemi është hipokrizia e të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë proces, por nuk bëzajnë. Ky nuk është një obligim nga plani i ri, por një obligim që ishte nënshkruar kohë më parë”, ka thënë Vuçiq gjatë mbledhjes së partisë, duke shtuar se Asociacioni nuk duhet të jetë OJQ.

Ai ka thënë se formimi i Asociacionit është një obligim juridik ndërkombëar i Kosovës.

“Ata s’e kanë fuqinë e as dëshirën për t’i bërë presion Kurtit, madje i dhanë atij liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Vuçiq. 

(Kosova Sot Online)