Marrëveshja me Serbinë në interes të Kosovës po rrezikon të sabotohet nga snajperisti i Millosheviqit, Vuçiqi, miku i ngushtë i Edvin Ramës dhe Baton Haxhiut

Marrëveshja me Serbinë në interes të Kosovës po rrezikon të sabotohet nga snajperisti i Millosheviqit, Vuçiqi, miku i ngushtë i Edvin Ramës dhe Baton Haxhiut
Marrëveshja me Serbinë në interes të Kosovës po rrezikon të sabotohet nga snajperisti i Millosheviqit, Vuçiqi, miku i ngushtë i Edvin Ramës dhe Baton Haxhiut

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 10 March 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj

Pra, me këta tradhtar dhe shpirtshitur, sipas kronologjisë së historisë shqiptare faji është më i madh dhe zullumi më i trash është nga shqipfolës-tradhtarët. Të mos i përmendi të gjitha nga 1100 luftëra po e marrim pas luftës së fundit kur tentuan të falin tokat tona vetëm e vetëm të mos ju digjet bishti. Prandaj është edhe koha kur të gjithë duhet të jemi bashkë deri në pikën e fundit duhet lënë inatet, nderskamsat dhe lojërat primitive dhe naive të atyre axhamive dhe atyre që na lanë kopilin në derë dhe të rrahim me një çekan dhe në një pikë të përbashkët

Personalisht si qytetar i kësaj toke dhe nga përvoja që kam në këtë drejtim dua të them mendimin tim dhe pa marrë parasysh i pëlqen ndokujt apo jo. Besimin e kam të paluhatshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkaq, nga Bashkimi Evropian e kam vetëm te Gjermania dhe Anglia , që ne duhet të shpresojmë se e kemi shpinën e fortë nga këto që thash. Përndryshe nga Evropa kur*vë kurrë e kurrës, të paktën kështu flet historia qe disa herë është përsëritur në dëm të Kosovës po se po por edhe në dëm të kombit shqiptar në përgjithësi.

Te modeli i Bosnjës, Republika Srpska nuk e besoj vetëm për një gjë dhe ajo është se Evropës nuk i konfenon gjë tjetër pos qetësisë dhe e di fortë mirë se po u bë kjo kurrën e kurrës nuk do të ketë qetësi, bile do shkon udhës së Palestinës dhe Izraelit. Prandaj, ata po kërkojnë të mos ketë trazira në Evropë, po të ketë qetësi dhe të mbyllet ky problem, përndryshe, kjo Evropa kur*vë, nuk do na pyeste fare neve, po është edhe frika se shqiptarët shumë gjak kanë derdhur për këto toka dhe nuk do lejohet një gjë e tillë. Po, kështu është kur ta zënë bishtin me derë dhe nuk ke ka lëvizje dhe shtyje mace kokën e buallit.

Amerika, Gjermani dhe Anglia, janë me këmbëngulëse dhe do ta kundërshtojnë këtë dhe nuk e besoj se këta neve na lënë më në shi dhe duhet parë gabimet e mëparshme e deri më sot, sepse neve jemi kombi i vetëm në tërë globin që na kanë copëtuar me gërshërë hartash dhe na kanë ndarë në pesë shtete dhe i vetmi komb në glob jemi që shqiptarët kufizohen me veten e tyre. Kur jemi këtu burri që është burrë duhet të flas të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, kësaj maskarade, kësaj masakre dhe faljen e tokave faji bie edhe mbi disa shqiptar shitur, pra në tradhtarët e kombit tonë që kanë shitur tokat tona si plaçkë pazari dhe si të ishin tokat e baballarëve te tyre vetëm për pozita. Pra, me këta tradhtar dhe shpirtshitur, sipas kronologjisë së historisë shqiptare faji është më i madh dhe zullumi më i trash është nga shqipfolës-tradhtarët.

Të mos i përmendi të gjitha nga 1100 luftëra po e marrim pas luftës së fundit kur tentuan të falin tokat tona vetëm e vetëm të mos ju digjet bishti. Prandaj është edhe koha kur të gjithë duhet të jemi bashkë deri në pikën e fundit duhet lënë inatet, nderskamsat dhe lojërat primitive dhe naive të atyre axhamive dhe atyre që na lanë kopilin në derë dhe të rrahim me një çekan dhe në një pikë të përbashkët. Provokimet serbe nuk do të kenë të ndalur dhe se deri te Marrëveshja dyshoj se për t´i bërë bisht kësaj dot bëhet një sherr në Serbi dhe krejt me dirigjimin e kësaj qeverie kriminale të ish snajperistit të Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqit, përndryshe mikut të Edvin Kristaq Rames dhe Baton Haxhiut.

Nuk duhet harruar një gjë se si Sëpata e Demokleut mbi koka do mbikëqyrin Amerika, Gjermania dhe të tjerët. Një gjë e di se tani do fillojnë më fuqishëm se kurrë më parë trysnit në palën që nuk e pranon. Me keqardhje dua të them se një kohë të gjatë nuk do të ketë qetësi dhe rehati me ata të pabesët dhe zullumqarët e kësaj race kriminale serbe. Kështu kjo ka vepruar gjithmonë por një e mirë është si kurrë më parë se ne shqiptarët kurën në histori nuk kemi pasur përkrahje më të madhe nga shtetet më të fuqishme të botes, prandaj e kemi rastin historik dhe të mos na ik nga dora që duhet ta përdorim proverbin: "njëherë vjen era ka dera"!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".