Plagoset në kokë një person në Baicë të Drenasit, një i dyshuar kapet, tjetri ende në arrati

  • S.A /
  • 11 March 2023 - 08:48
Plagoset në kokë një person në Baicë të Drenasit, një i dyshuar kapet, tjetri ende në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është plagosur një person në fshatin Baicë të Drenasit. Lidhur me rastin janë të dyshuar dy persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe më pas kanë shtënë me armë zjarri ku edhe viktima është plagosur në kokë, shkruan "Kosova Sot Online".

Viktima është duke u trajtuar në QKUK, derisa njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

Rasti po cilësohet si “vrasje e rëndë në tentativë”

“Fsh. Baicë, Gllogoc, 10.03.2023 – 15:23. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )