Pas rrymës propozohet shtrenjtimi edhe i faturave të mbeturinave

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 14:32
Pas rrymës propozohet shtrenjtimi edhe i faturave të mbeturinave

Së shpejti mund të paguajnë faturat e mbeturinave me çmim të rritur edhe qytetarët e rajonit të Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktualisht, faturimi për largimin e mbeturinave është tarifë fikse prej 4.7 eurosh.

Nga Kompania Rajonale e Mbeturianve “Pastrimi” thonë se janë rritur ndjeshëm kostot e operimit prandaj shtrenjtimi i këtij shërbimi është i domosdoshëm.

Po ashtu, thonë se mund të rishikohen edhe pagat e punëtorëve. Kundër këtij propozimi janë qytetarët të cilët thonë se jeta e tyre është vështirësuar tej mase.

(Kosova Sot Online)